SERBI – Vuçiç shpall gjendjen e jashtëzakonshme për COVID-19

Beograd, 15 mars /ATS-DA/ – Presidenti serb Aleksandar Vuçiç shpalli sonte gjendjen e jashtëzakonshme duke thënë se hapi ishte i domosdoshëm për të mbajtur funksionimin normal të vendit gjatë epidemisë së koronavirusit në rajon.

“Ne vendosëm të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë territorin e Republikës së Serbisë”, tha Vuçiç gjatë një konference televizive për median.

”Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë”, tha Vuçiç duke shtuar se masat e mëtejshme do të shpallen më vonë.

Serbia deri tani ka regjistruar 48 raste të konfirmuara të koronavirusit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.