Ballina Bota

KANADA – Pezullohet parlamenti si masë kundër COVID-19

MONTREAL, 13 mars /ATSH-DPA/- Në një shfaqje të rrallë uniteti, Dhoma e Komuneve e Kanadasë la mënjanë grindjet dhe votoi sot njëzëri që të pezullojë seancat e saj deri më 20 prill, në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

“Është e rëndësishme të përmendim se këtë e bëmë së bashku dhe se është gjëja e duhur për t’u bërë”, deklaroi kreu i Dhomës, Pablo Rodrigues, në një konferencë të përbashkët shtypi me liderët e partive opozitare.

Votimi në Dhomën e Komuneve erdhi disa orë pasi kryeministri i vendit, Justin Trudeau, njoftoi se po vetëkarantinohej pasi gruaja e tij, Sophie Gregoire Trudeau, rezultoi pozitive me COVID-19, pas një udhëtimi në Londër./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ “Rri në shtëpi”, Gjici: Nuk është lojë, por luftë
Artikulli tjetërCOVID-19/ Mjeku Ivanaj: U morën masat e duhura, nuk kemi arritur ende pikun e sëmundjes