Ballina Bota

BRUKSEL – BE i premton Italisë çdo ndihmë kundër COVID-19

BRUKSEL, 13 mars /ATSH-AP/ – Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen premtoi sot çdo ndihmë të nevojshme për Italinë, vend anëtar i BE-së, më i prekuri nga pandemia e koronavirusit.

“Ne jemi shumë të gatshëm të ndihmojmë Italinë për gjithçka që do të ketë nevojë. Kjo është shumë e rëndësishme”, deklaroi ajo

“Ky vend është prekur rëndë nga koronavirusi. Prandaj (…) do të plotësojmë të gjitha nevojat e tyre”, theksoi ajo në një konferencë për shtyp.

Nëntë ekspertë kinezë për koronavirusin dhe disa tone ndihma mbërritën dje në mbrëmje në Romë në bordin e një avionic special për t’i ardhur në ndihmë Italisë, vendi më i prekur në Europë nga koronavirusi, bënë të ditur sot burime aeroportuale./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFico: Vetizolimi, prioritar në uljen e rrezikut të pandemisë
Artikulli tjetërCOVID-19/ Basha: Qytetarët të jenë bashkëpunues me mjekët, mos neglizhoni