Ballina Aktualitet

Ambasada e Gjermanisë mbyll zyrën e vizave deri më 20 mars

TIRANË, 13 mars /ATSH/ – Sektori i vizave në ambasadën e Gjermanisë në Shqipëri do të jetë i mbyllur deri më (përfshirë) 20 mars.

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë, njofton se, “duke u nisur nga situata aktuale, sektori i vizave i ambasadës gjermane do të qëndrojë i mbyllur deri të premten (përfshirë) 20 mars”.

Duke u lutur për mirëkuptimin e qytetarëve, ambasada gjermane thekson se, “aplikueset dhe aplikuesit që kanë orare në këtë periudhë, do të njoftohen nga ne me email, sapo të caktohet për ata një orar i ri”.

Ditën e djeshme ambasada gjermane njoftoi se sektori i vizave në ambasadën e Gjermanisë në Shqipëri do të ishte i mbyllur vetëm ditën e premte 13 mars. Por, duke parë situatën e krijuar është vendosur mbyllja deri më (përfshirë) 20 mars.

Në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit në Shqipëri, Ambasada e Gjermanisë njoftonte dje se, “nisur nga rreziku i lartë i infektimit të virusit COVID-19 Ambasada sjell qartësisht në vëmendje të aplikuesve, që përpara zyrës së vizave të mbahet një distancë prej të paktën 2 metrash nga njëri-tjetri. Aplikuesit, që shfaqin simptoma të virusit (temperaturë e lartë, kollë) apo që në 14 ditët e fundit kanë udhëtuar në Itali apo Greqi apo në një nga zonat me risk të lartë, janë të lutur të mos paraqiten në datën e aplikimi të tyre dhe të njoftojnë për këtë Ambasadën përmes email-it [email protected] në mënyrë që takimi të mund të shtyhet”.

/gj.mima//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUMANI – Kryeministri Orban karantinohet për shkak të COVID-19
Artikulli tjetërBalla qytetarëve: Injoroni politikën e opozitës me jetët e njerëzve