TIRANË, 11 mars/ATSH/- Bashkia e Kukësit njoftoi të gjithë qytetarët e saj se ka pezulluar çdo lloj shërbimi pranë zyrave të ADISA-s.
“Në vijim të masave parandaluese për ndalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit COVID-19, ju njoftojmë se sportelet e ADISA-s do të jenë të mbyllura deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftimin e bashkisë.
Në shumë qytete të vendit po merren masa për dezinfektimin e ambienteve publike. Po ashtu, po dezinfektohen edhe mjetet e transportit publik. Ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje që të mos frekuentohen ambientet me popullim të lartë./a.gjonaj/












