BERLIN, 7 qershor /ATSH-ANSA/ – Jam në favor të dialogut me Rusinë edhe pse ka diferenca, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel në Bundestag duke iu përgjigjur pyetjes së një deputeti të së djathts ekstreme ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD) ,që kërkonte të dinte nëse Berlini kishte ndërmend të përmirësonte marrëdhëniet me Moskën në interes të gjermanëve.
Për herë të parë dje, Merkel iu përgjigj pyetjeve të deputetëve, në bazë të kontratës së koalicionit të qeverisë me socialdemokratët, që parashikon se kancelarja duhet të përballet tri herë në vit me pyetjet nga ana e deputetëve në Bundestag.
”Aneksimi i Krimesë ishte një sinjal i shkeljes së të drejtës ndërkombëtare dhe kjo bëri që Rusia të përjashtohej nga G8-a”, theksoi Merkel në Bundestag./ /os/ a.jor.














