BARI, 6 mars /ATSH-ANSA/ – Prokuroria e Barit ka hapur një hetim pas alarmit të ngritur në lidhje me disa lajme të rreme të publikuara në WhatsApp dhe në një faqe në internet mbi koronavirusin.
Ende nuk dihen emrat e personave ndaj të cilëve është ndërmarrë hetimi, i koordinuar nga zëvendësprokurori i Barit, Roberto Rossi.
Tri raste janë bërë tashmë objekt i një hetimi./ /ec/ a.jor.























