Ballina Lifestyle

“Gladiatori” rikthehet në Romë pas 19 vjetësh

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ – “Gladiatori” rikthehet në vendin ku mori lavdinë, pikërisht në Koloseun e Romës, ku pozoi edhe me shallin e klubit verdhekuq të kryeqytetit italian.

Aktori australian, Russell Crowe, i pranishëm në Romë për të prezantuar spektaklin “Gladiatori me Orkestrën Live”, para se të zhvillonte konferencën për shtyp për evenimentin në fjalë, entuziazmoi tifozët verdhekuq duke thirrur “Forca Roma!”

Sigurisht që kanë kaluar rreth 19 vjet nga realizimi i “Gladiatorit” dhe personazhet kryesore kanë ndryshuar shumë nga pamja.

Suksesi që pati ky realizim e ka bërë aktorin kryesor që të dashurohet me “Qytetin e Përjetshëm” dhe të bëhet tifoz edhe me skuadrën e futbollit të “Romës”. /a.a/ j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Çmimi i Meritës” për dy artistët shqiptarë në ekspozitën ndërkombëtare në Çeki
Artikulli tjetërDiaspora, angazhim për zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë