TIRANË, 6 qershor /ATSH/ – “Gladiatori” rikthehet në vendin ku mori lavdinë, pikërisht në Koloseun e Romës, ku pozoi edhe me shallin e klubit verdhekuq të kryeqytetit italian.
Sigurisht që kanë kaluar rreth 19 vjet nga realizimi i “Gladiatorit” dhe personazhet kryesore kanë ndryshuar shumë nga pamja.
Suksesi që pati ky realizim e ka bërë aktorin kryesor që të dashurohet me “Qytetin e Përjetshëm” dhe të bëhet tifoz edhe me skuadrën e futbollit të “Romës”. /a.a/ j.p/
