ASUNCION, 5 mars /ATSH-AFP/ – Ronaldinho, ish-ylli i futbollit brazilian dhe vëllai i tij Roberto, janë përballur me një hetim në Paraguaji, pas akuzave se kishin hyrë në vend me pasaporta false, njoftuan sot autoritetet paraguajane.
“Ronaldinho u mor sot në pyetje në selinë e prokurorisë”, deklaroi Euclides Acevedo, ministër i Brendshëm i vendit të vogël fqinj të Brazilit.
“Policia paraguajane, që ushtroi kontroll në hotelin ku qëndronte fituesi i Topit të Artë në vitin 2005 në Asuncion, ku ai ndodhej për të promovuar një libër, ka gjetur pasaporta false të prodhuara në kryeqytetin paraguajan disa muaj më parë”, sipas ministrit.
“Ne po hetojmë gjithashtu përgjegjësinë e autoriteteve që i lejuan ata të hyjnë në vend me dokumente të falsifikuara”, shtoi ministri.
Drejtësia braziliane e kishte privuar Ronaldinhon nga pasaporta në fund të vitit 2018, pas dënimit me një gjobë prej 2,5 milionë dollarësh (rreth 2,25 milionë euro), të cilat ai nuk i ka paguar ende./ /ec/ a.jor.






















