Ballina Bota

SHBA – OKB: Paragjykimi global kundër grave ende i përhapur

NJU JORK, 5 mars /ATSH-DPA/ – Paragjykimi global kundër grave vazhdon ende, pavarësisht përparimit drejt mbylljes së hendekut të barazisë, sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Analiza nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), zbuloi se rreth gjysma e popullsisë së botës mendojnë se burrat janë udhëheqës politikë më të mirë, ndërsa mbi 40% besojnë se ata janë drejtues më të mirë biznesi dhe kanë më shumë të drejtë për punë kur kjo është e rrallë.

Rreth 30% mendojnë se fakti që një burrë keqtrajton gruan e tij është i justifikuar.

Analiza e UNDP-së mat sesi bindjet sociale pengojnë barazinë gjinore në fusha si politika, puna dhe arsimi, si dhe përmban të dhëna nga 75 shtete, duke mbuluar mbi 80% të popullsisë në botë.

Pedro Conceicao, pjesë e UNDP-së shtoi se ndërsa për gratë është bërë përparim në garantimin e të njëjtit akses në nevojat themelore të jetës, si arsimi dhe shëndetësia, hendeku gjinor është ende i dukshëm në fusha që sfidojnë marrëdhëniet e pushtetit. / /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi shqyrton sot aktin normativ për paketën “Anti KÇK”
Artikulli tjetërNuk justifikoi pasurinë, shkarkohet nga detyra kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci