NJU JORK, 5 mars /ATSH-DPA/ – Paragjykimi global kundër grave vazhdon ende, pavarësisht përparimit drejt mbylljes së hendekut të barazisë, sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Analiza nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), zbuloi se rreth gjysma e popullsisë së botës mendojnë se burrat janë udhëheqës politikë më të mirë, ndërsa mbi 40% besojnë se ata janë drejtues më të mirë biznesi dhe kanë më shumë të drejtë për punë kur kjo është e rrallë.
Rreth 30% mendojnë se fakti që një burrë keqtrajton gruan e tij është i justifikuar.
Analiza e UNDP-së mat sesi bindjet sociale pengojnë barazinë gjinore në fusha si politika, puna dhe arsimi, si dhe përmban të dhëna nga 75 shtete, duke mbuluar mbi 80% të popullsisë në botë.
Pedro Conceicao, pjesë e UNDP-së shtoi se ndërsa për gratë është bërë përparim në garantimin e të njëjtit akses në nevojat themelore të jetës, si arsimi dhe shëndetësia, hendeku gjinor është ende i dukshëm në fusha që sfidojnë marrëdhëniet e pushtetit. / /sara/ a.jor.
