Ballina Lajme nga Vendi

VIDEO/ Ambasadorët, udhëtim me biçikleta në Shkodër

https://www.facebook.com/eu.delegation.albania/videos/1670015333068263/

TIRANË, 6 Qershor/ATSH/ – Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka shpërndarë një video nga nisja e Javës së Europës, aktivitet zhvilluar në Shkodër, i njohur si qyteti i biçikletave, mw 7 maj.

Në këtë ditë, rreth 300 dashamirës të biçikletave iu bashkuan udhëtimit nga Ura e Vjetër e Bunës në Shirokë për të promovuar peizazhin e bukur dhe jetesën e shëndetshme.

Të rinj nga Shkodra, entuziastë të çiklizmit nga shoqata të ndryshme, profesionistë nga federate e çiklizmit, anëtarë të tjerë të komunitetit lokal, ambasadorë të shteteve anëtare të BE-së dhe anëtarët e stafit të Delegacionit të BE-së bënë një shëtitje në panoramën interesante të zonës.

Nuk janë të paktë ata që kanë përshtypjen se çiklizm rreth liqenit të Shkodrës është një përvojë e mahnitshme.

Linja e finishit ishte në Shirokë, ku pjesëmarrësit u përshëndetën nga aktorja e famshme e humorit, Zyliha Miloti, ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin dhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

“Nuk ka vend më të mirë se Shkodra për të filluar Javën e Europës, një kremtim i Europës, si një nga qytetet më të vjetra europiane në këtë pjesë të kontinentit”, tha ambasadorja Vlahutin.

Para se të ktheheshin në Shkodër pjesëmarrësit shijuan çaste të hareshme me muzikë tradicionale, valle, ushqime të shijshme dhe pije.

Pas shëtitjes me biçikletë, ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin dhe ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, nga Kroacia, Franca, Greqia, Italia, Rumania, Spanja dhe Suedia u takuan me 250 studentë të Universitetit të Shkodrës.

Diskutimet ishin të gjalla dhe mbuluan tema të ndryshme, duke përfshirë arsimin, reformën e Drejtësisë, si dhe rolin e të rinjve në procesin e integrimit europian.

“Procesi nuk mund të ndodhë pa përfshirjen tuaj. Ju nuk duhet të lodheni kurrë së kërkuari që standardet e BE-së të sillen dhe të zbatohen në Shqipëri. Kërkoni, pyesni, nxisni, dhe mos u dorëzoni”, tha ambasadorja Vlahutin. /gj.mima/ j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Qeveria e re spanjolle me maxhorancë femërore
Artikulli tjetërKosovë – 100 botues shqiptarë në Panairin e 20-të të Librit në Prishtinë