Ballina Flash

FUTBOLL – Seria A shtyn ndeshjet e fundjavës si pasojë e Covid-19

ROMË, 29 shkurt /ATSH-DPA/ – Pesë ndeshje italiane të serisë A, përfshirë lojën më të rëndësishme, atë mes Juventusit dhe Inter-Milan që do të zhvillohej këtë fundjavë, janë shtyrë për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Gjithashtu u anuluan dhe ndeshjet në klubet e Udinezes, AC Milan, Parmës dhe Sassuolos.

“Ndeshjet janë planifikuar për tu zhvilluar të mërkurën më 13 maj”, njoftoi Seria A.

Si rezultat, finalja e kupës italiane është shtyrë nga 13 maji në 20 maj. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE përshëndet marrëveshjen e paqes mes SHBA-së dhe talebanëve
Artikulli tjetërKongresi i PS/ Veliaj për ATSH: Pararendje e mandatit tonë të tretë