Ballina Bota

SHBA – Maas: Sulmet kundër civilëve në Idlib janë krime lufte

NJU JORK, 27 shkurt /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, deklaroi sot se sulmet kundër civilëve në Idlib janë krime lufte.

Gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Maas deklaroi se qeveria siriane dhe aleatja e saj Rusia, kanë detyrim për të mbrojtur civilët, por përkundrazi, po bombardojnë infrastrukturën civile, si spitale dhe shkolla.

Sipas OKB-së, rreth 950 000 persona janë zhvendosur në veriperëndim të Sirisë që nga dhjetori, për shkak të një fushate të vazhdueshme të qeverisë siriane në qëndresën e fundit të rebelëve.

Gjithashtu Maas i kërkoi Këshillit të Sigurimit, të sigurojë hyrje të plotë humanitare në vendin e shkatërruar nga lufta, duke shtuar se ndihma ndërkufitare është me rëndësi jetike. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Gjermania i akordon OBSH-së 50 milionë euro për krizën e koronavirusit
Artikulli tjetërDeklarata e Gjonajt, reagon Presidenca: Retorikë me veten