Ballina Bota

TURQI – Erdogan bisedë telefonike me Macron dhe Merkel

STAMBOLL, 21 shkurt /ATSH-AA/ – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Në bisedën e përbashkët telefonike, Erdogan shprehu ngushëllime për viktimat e sulmit racist në qytetin gjerman Hanau, duke dënuar sulme të tilla, të motivuara nga ksenofobia, racizmi dhe islamofobia.

Ai gjithashtu theksoi se është e nevojshme të ndalohet agresiviteti i forcave të regjimit sirian dhe aleatëve të tij dhe t’u ofrohet mbështetje e fuqishme në parandalimin e krizës humanitare.

Erdogan shtoi se nevojitet bashkëpunim, në mënyrë që në Libi të vendoset paqja, stabiliteti dhe mirëqenia. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri- Kosovë, thellim i projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit
Artikulli tjetërQëndrimet e Metës, raportuesja për Shqipërinë në PE: Nuk është momenti për t’u ndarë, moment i rëndësishëm për vendin