Ballina Bota

GJERMANI – Sekuestrohen 700 kilogramë kokainë

BREMEN, 21 shkurt /ATSH-DPA/ – Prokurorë nga Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit dhe Zyra e Hetimit Doganor të Hanoverit penguan kontrabandën e më shumë se 700 kilogramëve kokainë në Gjermani, njoftoi dje zyra doganore.

Sipas hetuesve, droga e sekuestruar ka një vlerë shitjeje në rrugë prej 50 milionë eurosh.

Kompania e transportit të mallrave, nga shteti verior gjerman i Saksonisë së Poshtme, ishte nën hetim që prej fillimit të vitit nga zyrtarët gjermanë, për llogari të prokurorit publik.

“Kompania gjermane e transportit të mallrave ishte përgjegjëse jo vetëm për logjistikën e transportit, por edhe për blerësin e kripës”, raportoi zyra doganore.

Në fillim të shkurtit, hetuesit belgë kontrolluan kontejnerët dhe gjetën, përveç kripës së regjistruar, edhe kokainën e fshehur./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQëndrimet e Metës, Balla: Institucion në hetim parlamentar për shkelje të rënda të Kushtetutës
Artikulli tjetërVendimi i KQZ-së/ Fletët e votimit të 30 qershorit, asgjësim përmes riciklimit