Ballina Bota

TURQI – Banka Qendrore ul normën e interesit në 10,75%

STAMBOLL, 19 shkurt /ATSH-DPA/ – Banka Qendrore e Turqisë uli normën e interesit në 10,75%, duke shënuar një ndryshim dramatik që nga vera e kaluar.

Banka njoftoi se uli normën e repove nga 11,25% në 10,75%, ulja e gjashtë radhazi që nga korriku, kur norma ishte 24%.

Në muajin korrik, presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili favorizon uljen e normave, zëvendësoi guvernatorin e mëparshëm, pasi ky i fundit nuk ndoqi udhëzimet për normat e interesit.

Duke u larguar nga teoria tradicionale ekonomike, Erdogan mendon se normat e ulëta të interesit nënkuptojnë inflacion të ulët. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Shenja optimiste për ecurinë e bizneseve
Artikulli tjetërGJERMANI – Propozime për monitorimin e mesazheve të koduara