BERLIN, 19 shkurt /ATSH-DPA/ – Biznesi gjerman po tregon shenja optimiste, pas uljes së besimit të konsumatorëve në vitin 2019, sipas një studimi nga Shoqata e Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK).
Megjithatë, shefi ekzekutiv i DIHK Martin Wansleben, deklaroi se optimizmi ishte larg nga parashikimet për përmirësim.
Sektori industrial, që mbizotërohet nga kompanitë e automjeteve që kanë pësuar goditje nga skandali i emetimeve dhe kalimi në automjete elektrike, po pret rritje të eksporteve për herë të parë që nga viti 2018. / /sara/












