ATHINË, 17 shkurt /ATSH-ANA/ – Autobusët, tramvajet dhe metrotë nuk do të operojnë më 18 shkurt në Athinë, pasi punonjësit e tyre do të marrin pjesë në një grevë 24-orëshe, kundër projektligjit të ri të sigurimeve.
”Qeveria harroi shumë shpejt angazhimet për heqjen e ligjit ‘Katrougalos’ dhe vazhdon me një sulm tjetër duke bërë një projektligj me korrigjime të vogla, mbi të njëjtën filozofi dhe politika të ligjit të mëparshëm të papranueshme. Rritja e pensioneve që ka premtuar është shumë e vogël krahasuar me humbjet, veçanërisht në dekadën e fundit”, theksoi Sindikata e Punëtorëve të Transportit Hekurudhor, STASY.
Punëtorët e autobusëve deklaruan ndër të tjera, se projektligji i ri i sigurimeve ”privatizon sigurimet shoqërore dhe shtyn mijëra punëtorë të rinj drejt kapitaleve të huaja private”./ /sara/ a.jor.






















