Ballina Bota

RUSI – Manifestime kundër rishikimit kushtetues të Putinit

MOSKË, 15 shkurt /ATSH-AFP/ – Manifestime u organizuan sot në disa qytete të Rusisë kundër projektit për rishikimin kushtetues të Vladimir Putin, një reformë që ushqen hamendësimet për të ardhmen politike të presidentit rus.

Organizuar në formën e një manifestimi, e vetmja formë proteste në Rusi që nuk kërkon autorizim paraprak, manifestimi i Shën Peterburgut u shënua nga disa arrestime, sipas OJQ-së, OVD-Info, e specializuar për ndjekjen e manifestimeve.

Ky manifestim, që u organizua me thirrje të disa lëvizjeve të opozitës si Fronti i të Majtës i Serguei Oudaltsov, mblodhi rreth 3 000 persona, sipas organizatorëve dhe 300 sipas policisë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBetimi i anëtarëve të Kushtetueses, Vasili: Kuvendi provokoi rëndë Komisionin e Venecias
Artikulli tjetërTURQI – Bisedë telefonike Erdogan-Trump për t’i dhënë fund krizës në Idleb