PRISHTINË, 4 Qershor/ATSH/.- Lidhja Demokratike e Kosovës deklaroi sot se është kundër platformës për dialog, të prezantuar në Kuvend nga ana e qeverisë.
Sipas LDK-së, kjo platformë është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese.
“Rrjedhimisht, Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Kosovës nuk do ta votojë platformën në fjalë. LDK-ja mbetet e përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese të Republikës së Kosovës. LDK-ja beson në vlerat e pazëvendësueshme të dialogut politik, jo vetëm si një mjet për marrëveshje, por edhe si një qenësi e jetës politike”, theksohet në deklaratë./KosovaPress/k.s/























