BRUKSEL, 4 shkurt /ATSH-ANSA/- “Vullneti ynë nuk është të fillojmë një rrugë që i jep fund marrëveshjes për armët bërthamore iraniane, por që e mban atë gjallë. Në javët e ardhshme, ne presim përparim pozitiv në frontin e marrëveshjes bërthamore dhe iranianët presin aspekte pozitive në frontin ekonomik”, tha përfaqësuesi i BE, Josep Borrel, në një konferencë për shtyp, gjatë vizitës së tij në Teheran.
“Dhe po flas për javë ose edhe më shumë, sepse që të gjithë jemi dakord të mos vëmë afate të ngushta, të cilat do të na detyrojnë të shkojmë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për të anulluar marrëveshjen”, vazhdoi ai./ /ervo/























