ZVICËR – OKB: Armpushimi në Libi bëhet i përhershëm

GJENEVË, 4 shkurt /ATSH-ANSA/- Fraksionet rivale në Libi ranë dakord ta kthejnë armëpushimin në një armëpushim të përhershëm, njoftoi OKB, një ditë pas takimit të parë dje në Gjenevë të Komitetit të Përbashkët Ushtarak të përbërë nga pesë anëtarë nga të dyja palët, nga qeveria e Marrëveshjes Kombëtare e udhëhequr nga Fayez al Sarraj dhe nga forcat e gjeneralit Khalifa Haftar.

“Të dyja palët erdhën në Gjenevë dhe ne nisëm dje me ta diskutimin e listën së gjatë të çeshtjeve në rend të ditës, duke filluar me përpjekjen për ta kthyer këtë armëpushim në një marrëveshje të vërtetë për një armëpushim të qëndrueshëm. Parimi u miratua gjatë seancës së parë dhe tani është çështje të dihet se cilat janë kushtet”, tha i dërguari i posaçëm i OKB-së, Ghsan Salamè, i cili kryesoi mbledhjen e Komitetit Ushtarak./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.