Ballina Bota

ALGJERI – Tebboune fal rreth 3 000 të burgosur

Algjer, 4 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune paraqiti një dekret për faljen e 3 471 të burgosurve, që vuajnë dënimet prej gjashtë muajsh ose më pak.

Transmetuesi shtetëror algjerian njoftoi se lirimi i tyre do të fillojë sot.

Nuk është ende e qartë nëse të burgosurit që do të lirohen përfshijnë ata që janë arrestuar për pjesëmarrjen në një protestë të kohëve të fundit.

Tebboune mori detyrën në dhjetor, pas dorëheqjes së Abdelaziz Bouteflika në prill, në përgjigje të protestave masive kundër sundimit të tij për dy dekada. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZVICËR – OKB: Armpushimi në Libi bëhet i përhershëm
Artikulli tjetërHONG KONG – Autoriteti Spitalor kërkon rikthimin në punë të personelit