ATHINË, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Autoritetet në Qipro bllokuan një varkë me 80 migrantë, në afërsi të bregut lindor të vendit, raportoi sot transmetuesi shtetëror RIK.
Një anije policie patrullimi shoqëroi anijen në portin e Larnakës. Kombësia e migrantëve në bord nuk ishte e qartë, por mendohet se ishin nisur nga Libani ose Siria.
Shumica e migrantëve në Mesdheun lindor arrijnë në Greqi nga Turqia. Sipas UNHCR-së, në vitin 2019 erdhën rreth 60 000 migrantë. Vitin e kaluar ky numër ishte më i larti që nga 2016. / /sara/





















