Ballina Bota

SOFT NEWS – Kërkon mandat tjetër si kryebashkiak edhe pse është 97… vjeç!

PARIS, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Kam ende shumë gjëra për të bërë, deklaroi kryetari i një bashkie në Francë, Marcel Berthome, edhe pse është 97 vjeç.

“Ka ende sfida të reja me të cilat duhet të përballemi. Edhe 97 vjeç mund të jesh interesant’’, theksoi ai.

Marcel Berthome, 97 vjeç, kryetar i bashkisë së Saint Seurin sur l’Isle që nga viti 1971, ka në plan të kandidojë sërish për një mandat gjashtëvjeçar, në zgjedhjet e muajit të ardhshëm./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEugent Bushpepa i bashkohet aksionit për mbjelljen e 100 pemëve në liqenin e Farkës
Artikulli tjetër“Shqipëria dhe BE kanë të ardhmen e përbashkët”/ Sassoli: I bindur për hapjen sa më shpejt të negociatave