“Shqipëria dhe BE kanë të ardhmen e përbashkët”/ Sassoli: I bindur për hapjen sa më shpejt të negociatave

TIRANË, 3 shkurt /ATSH-Gjergji Mima/ “Ndodhi një ngadalësim përpara fundit të vitit, por procesi i anëtarësimit duhet të fillojë”, u shpreh sot Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.

Sassoli duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin, Edi Rama në Tiranë tha se, “duhet të kisha ardhur më herët në Shqipëri. Jam shumë i kënaqur, jo vetëm për hapat përpara që vendi po bën. Ne duhet t’i falënderojmë shqiptarët, sepse e kemi kuptuar zhgënjimin, por kemi parë edhe shoqërinë shqiptare të vazhdojë të shohë me besim drejt BE. Kjo për ne është mjaft e rëndësishme dhe një moment i rëndësishëm për të investuar për të ardhmen”.

“Ndodhi një ngadalësim përpara fundit të vitit, por procesi i anëtarësimit duhet të fillojë. Është i bindur për këtë Parlamenti Europian, është i bindur KE, janë të bindur shumë shtete anëtare. Pra jam i bindur unë që kjo është vetëm një vonesë, por që po përmbushet edhe nga nisma të mëdha të rëndësishme të qeverisë. Lufta kundër krimit të organizuar, rikuperimi i kapitaleve, çështje që kanë të bëjnë me vënien në siguri të hapësirës shqiptare, janë nisma këto që jo vetëm i mbështesim, por janë objektivisht të domosdoshme”.

“Kemi parë me këtë vendosmëri sesi ka rifilluar dialogu në përpjekje që brenda afateve të shkurtra për të pasur konsensusin e nevojshëm për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë”, – tha Sassoli.

“Tani duhet të kapërcejmë disa pyetje. Ju keni kohën e duhur, hapësirën për t’i bërë të gjitha këto, në mënyrë që përgjigjet të jenë pozitive dhe t’i bindni të gjithë për atë rrugë që duhet domosdoshmërisht ta bëjmë së bashku, sepse kemi një fat të përbashkët dhe një të ardhme të përbashkët. Në të gjithë këtë sigurisht ka ende shumë përshtatje për të kryer. Folëm me z. Kryeministër edhe për sistemin bankar, sigurimet bankare, të përpiqemi të kemi rregulla gjithnjë e më homogjene, të cilat do të bëjnë të mundur edhe në hapësirën e BE të përshtaten dhe të bëjnë të mundur të kryejnë kontrolle që mund të jenë të dobishme për lancimin e ekonomisë. Sigurisht flasim në këtë moment edhe për çështjet e sigurisë tonë. Janë çështje të përbashkëta, të cilat vlejnë për vetë vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe vetë BE. Kemi nevojë që t’i vëmë ekonomitë tona në kushtet që të punojnë së bashku për zhvillimin tonë, për rritjen tonë”, – tha ai.

“Në këtë moment natyrisht mendimi u drejtohet të gjithë atyre shtetasve shqiptarë që kanë pësuar plagë të rënda prej tërmetit. BE u tregua për aq sa mundi e gatshme dhe me ndihma. Tani duhet të fillohet një fazë e re në të cilën nuk duam të tërhiqemi mbrapa, por duam të jemi pikë referimi, që të përpiqemi të kemi fonde të mjaftueshme për të rregulluar territoret e goditura nga tërmeti. E dimë që do të jetë e vështirë që të shërojmë plagët e njerëzve, por për sa i takon anës materiale do të punojmë me shumë vendosmëri dhe kurajo. Kemi një të ardhme drejt së cilës duhet të shikojmë së bashku. Për këtë është shumë e rëndësishme për PE të ketë vëmendje ndaj Shqipërisë. Është një vend i rëndësishëm, jo vetëm se laget nga deti Adriatik, por është në zemër të Ballkanit Perëndimor. Është duke kryer një punë të çmuar”, – tha Sassoli.

“Javën e kaluar u ndjeva i kënaqur që arrita të kishim një takim me të gjithë kryetarët e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nënshkruam një deklaratë të përbashkët ku u themi dhe institucioneve të tjera europiane, të gjithë të bëjnë pjesën e tyre. Natyrisht ne nuk tërhiqemi përballë rolit tonë si PE. Dialogu me parlamentet e tjera do të jetë gjithmonë i hapur”, – u shpreh Sassoli.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.