Ballina Bota

KINË – Arrin në 300 numri i viktimave nga koronavirusi

PEKIN, 2 shkurt /ATSH-DPA/ – Kina pësoi një rritje të mprehtë të viktimave nga koronavirusi, pasi statistikat zyrtare treguan se numrin arriti 304 viktima, nga 259 një ditë më parë.

Sipas medieve shtetërore numri i rasteve të konfirmuara me virus u rrit në 14 380, ku shumica e tyre ndodhen në Hubei, provincën qendrore kineze ku virusi shpërtheu për herë të parë në dhjetor.

Virusi është përhapur në Kinë pavarësisht masave të rrepta që synojnë ndalimin e tij, përfshirë ndalimet e udhëtimit midis provincave dhe karantinave në dhjetëra qytete.

Shkollat, fabrikat dhe zyrat kudo në Kinë do të qëndrojnë të mbyllura edhe pas përfundimit të pushimeve të Vitit të Ri. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTatimet/ U konstatuan 207 shkelje në 653 kontrollet e ushtruara gjatë javës
Artikulli tjetërKINË – Izolohet qyteti i dytë si pasojë e koronavirusit