Ballina Bota

GREQI – Athina rrit numrin e policisë kufitare

ATHINË, 28 janar /ATSH-DPA/ – Greqia synon të punësojë 1 200 policë kufitare shtesë gjatë muajve të ardhshëm, në përpjekje për të frenuar fluksin e migrantëve nga Turqia, sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA.

Në raport thuhet se qeveria ka ftuar kandidatët të aplikojnë për 400 pozicionet e para. Grupi i parë do të vendoset ekskluzivisht përgjatë kufirit tokësor në Greqinë Verilindore.

”Më pas, 800 të tjerë do të vendosen në ishujt e Egjeut”, njoftoi agjencia, që citon Ministrinë e Mbrojtjes Civile.

Shkalla e mbërritjeve të migrantëve është rritur që nga muaji prill, pas tre vitesh qetësi.

Sipas një marrëveshje BE-Turqi në mars 2016, Greqia kthen të gjithë migrantët, kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar. / /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKPK konfirmon në detyrë Dritan Banushin, kryetar i Gjykatës së Apelit Gjirokastër
Artikulli tjetërNegociatat/Kodheli: Besimplotë për një përgjigje pozitive