Ballina Bota

VATIKAN – Papa Françesku: Reflektim për Aushvicin

VATIKAN, 27 janar /ATSH-PAP/ – Papa Françesku shkroi në Twitter me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të kampit nazist të vdekjes në Aushvic se ky ishte një moment për t’u ndalur dhe për të reflektuar.

“Nëse humbasim kujtesën, shkatërrojmë të ardhmen tonë. Përvjetori i Holokaustit, mizoria e papërshkrueshme që njerëzimi mësoi 75 vite më parë, të shërbejë si thirrje për pauzë, për të ndaluar dhe kujtuar. Duhet ta bëjmë këtë, të mos bëhemi indiferentë”, shkruhej në Twitter.

Postimi në adresën zyrtare të Papa Françeskut u bë në disa gjuhë, përfshirë polonishten./  /sara/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Kurti: Holokausti duhet kujtuar përjetë në të gjithë botën
Artikulli tjetërGASTRONOMI – Propozohet formula ideale e kafesë