Ballina Bota

KINË – Masa kombëtare për kontrollin e koronarovirusit

PEKIN, 25 janar /ATSH-AFP/ – Kina ka urdhëruar masa kombëtare për të kontrolluar koronavirusin në trenat, autobusët dhe aeroplanët e vendit, në përpjekje për të frenuar epideminë.

”Do të vendosen pikat e inspektimit dhe të gjithë udhëtarët me simptoma të pneumonisë do të transportohen menjëherë në një qendër mjekësore”, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetit (CNS) në një deklaratë.

”Automjeti në të cilin ka pasur raste të dyshuara duhet të dezinfektohet. Duhet të renditen emrat e njerëzve që kanë qenë pranë një pasagjeri të infektuar”, urdhëroi CNS.

I gjithë personeli në kontakt me pasagjerët duhet të ketë maska.

Këto direktiva janë shpallu,r ndërsa krahina e Wuhanit është pothuajse plotësisht e rrethuar me masa karantine që ndalojnë banorët të largohen nga vendbanimet e tyre.

Sipas një raporti të fundit, epidemia ka infektuar afro 1 300 persona, 41 prej të cilëve kanë vdekur./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTërmeti në Turqi/ Thaçi: Kosova, e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme operative
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE: Solidaritet i plotë me popullin turk