DAVOS, 21 janar /ATSH-DPA/ – Problemet sociale dhe konfliktet janë shqetësimet më të mëdha për gjeneratën që lindi në fund të mijëvjeçarit të kaluar, por ndryshimi i klimës nuk është ndër të parat, sipas një studimi ndërkombëtar të kryer nga Kryqi i Kuq.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) prezantoi sondazhin, ku morën pjesë 16 000 persona të moshës 20-35 vjeç, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.
Korrupsioni, papunësia dhe varfëria në rritje kryesuan listën e shqetësimeve të shprehura nga të anketuarit, të cilët u përzgjodhën nga zonat në konflikt, si edhe nga vende në paqe.
Mes shqetësimeve kryesore ishin gjithashtu terrorizmi dhe luftërat, ndërsa ngrohja globale ishte në vendin e tetë. / /sara/












