Ballina Bota

ALGJERI – Franca rifillon marrëdhëniet dypalëshe me Algjerinë

ALGJER, 21 janar /ATSH-AFP/- Pas një viti plot pasiguri, Franca rifilloi marrëdhëniet e saj dypalëshe me Algjerinë, gjatë një vizite të kreut të Diplomacisë franceze, Jean-Yves Le Drian, në Algjeri, që tani shihet si një partnere kryesore e Parisit për krizat rajonale në Libi dhe Sahel.

Le Drian pati një sërë bisedimesh me udhëheqësit e rinj algjerianë, me homologun e tij Sabri Boukadoum, kryeministrin Abdelaziz Djerad dhe presidentin Abdelmadjid Tebboune.

Jean-Yves  le Drian është ministri i parë francez që shkon në Algjeri, që nga vizita e koleges së tij të Drejtësisë, Nicole Belloubet, në fund të janarit 2019, ku prej gati një viti ka shpërthyer një lëvizje e paparë antiregjim, “Hirak”./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZVICËR – Çështjet sociale, shqetësimi i të rinjve
Artikulli tjetërITALI – Di Maio: Së shpejti në BE një pakti i ri për migrantët