Ballina Bota

MEKSIKË – Numër rekord vrasjesh në vitin 2019

MEKSIKO, 21 janar /ATSH-DPA/ – Meksika regjistroi një numër rekord prej 35 588 vrasjesh në vitin 2019, treguan sot statistikat zyrtare.

Kjo shifër është më e larta, që prej dy dekadave më parë, kur filloi publikimi i statistikave të krahasueshme.

Numri i vrasjeve u rrit me 2,7% krahasuar me atë të një viti më parë.

Pjesa më e madhe e vrasjeve janë kryer nga banda kriminale. Rreth 60 000 persona mbeten ende të zhdukur. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Putin emëron qeverinë e re
Artikulli tjetërZVICËR – Çështjet sociale, shqetësimi i të rinjve