Ballina Aktualitet

Aktivistë të shoqërisë civile pjesë e programit të DASH, “Professional Fellowship”

TIRANË, 1 Qershor/ATSH/ -Pesë aktivistë të shoqërisë civile ndodhen në SHBA si pjesë e programit “Professional Fellowship”, WSOS & GLC Teach Democracy, me mbështetjen e Departamentit të Shtetit.

Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Luli-Faber mirëpriti grupin e aktivistëve të shoqërisë civile: Suela Kocibellinj, Arbër Kodra, Nensi Dragoti, Erisa Mecolli, Arion Sauku, të cilët ndodhen në SHBA si pjesë e programit “Professional Fellowship”, WSOS & GLC Teach Democracy, me mbështetjen e Departamentit të Shtetit.

Ata janë aktivistë për të drejtat e njeriut apo problemeve të mjedisit, mbrojtjen e fëmijëve apo të njerëzve në nevojë, të gjithë entuziastë dhe me dëshirën për të mësuar dhe kontribuar në shoqërinë shqiptare.

Ambasadorja Faber i uroi suksese dhe shprehu besimin se përvojën e fituar gjatë këtij programi këta aktivistë të shoqërisë civile do ta përçojnë me sukses në punën dhe aktivitetin e tyre në fushat respektive.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI2018 – Futboll edhe në… orbitë!
Artikulli tjetërAktivitet festiv për fëmijët e Dëshmorëve të Policisë