Ballina Bota

BARCELONË – “Gloria” godet Spanjën dhe mbërrin në Francë

BARCELONË, 21 janar /ATSH-AFP/ – Shkolla të mbyllura, rrugë të bllokuara dhe ndërprerje të energjisë.

Stuhia ”Gloria” vazhdon ta godasë edhe sot Spanjën, ku ajo ka shkaktuar vdekjen e tre personave që prej të dielës dhe ka prekur gjithashtu dhe jugun e Francës.

Verilindja e Spanjës u vendos në gjendje alarmi për shkak të kësaj stuhie që ka shkaktuar reshje të dendura dëbore, erëra të fuqishme që kanë arritur deri në 100 kilometra në orë.

”Në provincën e Gerones në Katalonjë, 220 000 shtëpi mbetën pa energji elektrike për disa orë”, sipas shërbimeve të urgjencës./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDAVOS – Trump: Tarifat ndaj Kinës në një fazë të dytë
Artikulli tjetërKorçë, Bardhi: PD do rishikojë Reformën Territoriale