Ballina Aktualitet

Korçë, Bardhi: PD do rishikojë Reformën Territoriale

TIRANË, 21 janar /ATSH – I. Vata/- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha sot nga Korça se Reforma Territoriale ka dështuar dhe se rishikimi i saj është prioritet absolut i Partisë Demokratike.

Bardhi tha se në mbledhjet e Kryesisë së Degëve Korçë, Pogradec, Devoll, Kolonjë dhe Maliq, ka siguruar për planin konkret për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ekonomike ku është përfshirë si pasojë e keqqeverisjes.

“Ndamë bashkërisht shqetësimin se Reforma Territoriale, e miratuar në mënyrë të njëanshme dhe për qëllime politike, ka qenë një dështim dhe ka cenuar rëndë interesin e qytetarëve. Ata janë të braktisur. Bashkitë dhe administrata e tejfryrë nuk janë më në shërbim të qytetarëve. Rishikimi i reformës territoriale është prioritet absolut i Partisë Demokratike!”, tha Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Bardhi gjatë takimit me strukturat e PD-së Korçë tha se beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme ka vetëm një qëllim: Qytetarët të zgjedhin Qeverinë që u jep zgjidhje halleve dhe problemeve të tyre, që punon për ta, që jep llogari përpara tyre dhe që ka frikë nga vota dhe vullneti i qytetarëve”.

/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBARCELONË – “Gloria” godet Spanjën dhe mbërrin në Francë
Artikulli tjetërLONDËR – ”Titanic” mbrohet me traktat