LONDËR – ”Titanic” mbrohet me traktat

LONDËR, 21 janar /ATSH-AFP/ – Skeleti i anijes së njohur “Titanic” do të mbrohet nga turistët dhe eksploruesit e padëshiruar në kuadër të një traktati të pazakontë të arritur mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, që hyri sot në fuqi, theksoi ministrja britanike e Detrave, Nusrat Ghani.

“Kjo marrëveshje me SHBA-në për mbrojtjen e skeletit nënkupton se ajo do të trajtohet tashmë me ndjeshmëri dhe respekt për strehën e fundit të 1 500 personave”, deklaroi në një komunikatë ministrja, gjatë një vizite në Belfast (Irlandë e Veriut) ku anija u ndërtua.

Traktati, i nënshkruar në vitin 2003 nga Britania e Madhe, hyri në fuqi pasi u ratifikua nëntorin e kaluar nga kreu i diplomacisë amerikane, Mark Pompeo.

“Ai u mundëson dy vendeve të akordojnë apo refuzojnë licensat që autorizojnë hyrjen në skeletin e anijes apo të nxjerrin objekte”, sipas komunikatës./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.