Ballina Bota

RUSI2018 – Futboll edhe në… orbitë!

MOSKË, 1 qershor /ATSH-ANSA/ – Kozmonautët rusë, Anton Shkaplerov dhe Oleg Artemyev luajtën futboll në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar duke përdorur topin zyrtar të këtij botërori, tip ”Telstar 18”, të njëjtin me të cilin do të luhet ndeshja e parë e Botërorit të Rusisë 2018, njoftoi agjencia hapësinore ruse ”Roscosmos” për agjencinë e lajmeve, TASS.

Rezultati i ndeshjes së zhvilluar në mungesë të gravitetit, mbetet i panjohur.

Topi u mor në orbitë nga Artemyev më 24 mars, në bordin e anijes ”Soyuz MS-08” dhe do të sillet në Tokë më 3 qershor nga ”Soyuz MS-07” bashkë me ekuipazhin./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKupa “Coca-Cola”, shpallen skuadrat fituese të djemve dhe vajzave
Artikulli tjetërAktivistë të shoqërisë civile pjesë e programit të DASH, “Professional Fellowship”