TIRANË, 1 Qershor/ATSH/ -Pesë aktivistë të shoqërisë civile ndodhen në SHBA si pjesë e programit “Professional Fellowship”, WSOS & GLC Teach Democracy, me mbështetjen e Departamentit të Shtetit.
Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Luli-Faber mirëpriti grupin e aktivistëve të shoqërisë civile: Suela Kocibellinj, Arbër Kodra, Nensi Dragoti, Erisa Mecolli, Arion Sauku, të cilët ndodhen në SHBA si pjesë e programit “Professional Fellowship”, WSOS & GLC Teach Democracy, me mbështetjen e Departamentit të Shtetit.
Ata janë aktivistë për të drejtat e njeriut apo problemeve të mjedisit, mbrojtjen e fëmijëve apo të njerëzve në nevojë, të gjithë entuziastë dhe me dëshirën për të mësuar dhe kontribuar në shoqërinë shqiptare.

Ambasadorja Faber i uroi suksese dhe shprehu besimin se përvojën e fituar gjatë këtij programi këta aktivistë të shoqërisë civile do ta përçojnë me sukses në punën dhe aktivitetin e tyre në fushat respektive.
/gj.mima/j.p/




















