GJENEVË, 21 janar /ATSH-AA/ – Në Davos të Zvicrës filloi Forumi i 50-të Ekonomik Botëror (WEF) ku do të marrin pjesë rreth 3 000 biznesmenë, politikanë, akademikë dhe përfaqësues të institucioneve të shoqërisë civile.
Samiti i këtij viti i Forumit Ekonomik Botëror ku marrin pjesë politikanët më me ndikim të botës dhe përfaqësues kryesorë të botës së biznesit, filloi me temën “Palët e një bote harmonike dhe të qëndrueshme”.
Shumë vende në Davos përfaqësohen në nivel presidencial dhe atë kryeministror.
Pritet që në samit të mbajnë fjalim presidenti amerikan Donald Trump, kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri italian, Giuseppe Conte, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.
Në takimet që do të zhvillohen në kuadër të samitit, do të diskutohen kryesisht temat për ndryshimet klimatike, ato tregtare, ekonomike dhe diplomatike.
Ambientalistët po zhvillojnë protesta në samitin ku masat intensive të sigurisë tërheqin vëmendjen./ /ec/ a.jor.






















