BEJRUT, 17 janar /ATSH-AFP/- Protestuesit bllokuan sot shumë rrugë në Liban, në vazhdën e një sërë protestash, që hynë në muajin e katërt, kundër politikanëve të akuzuar për korrupsion dhe paaftësi.
Që herët në mëngjes, makinat u parkuan në një urë autostradë me pamje nga qendra e qytetit të Bejrutit.
“Ne nuk duam një qeveri me politikanë të maskuar si teknokratë”, u shpreh një protestues.
Protestat që nisën më 17 tetor rifilluan këtë javë pas një periudhë qetësie, për të dënuar vonesën e kryeministrit të ri, Hassan Diab, në formimin e një qeverie të re.
Hassan Diab u emërua më 19 dhjetor 2019, pas dorëheqjes së Saad Hariri-t në fund të tetorit 2019, nën presionin e protestave./ /ervo/












