PRISHTINË, 1 qershor/ATSH/ – Presidenti Hashim Thaçi bëri të ditur sot se vizitën në Londër e ka filluar mbrëmë me një darkë, ku e pranishme ishte edhe baronesha Catherine Ashton.
Thaçi thekson se “Kosova nuk e harron asnjëherë kontributin e çmuar të miqve”.
“Vizitën time në Londër e fillova mbrëmë me një darkë së bashku me miqtë e Kosovës, gjeneralin Sir Mike Jackson, baroneshën Catherine Ashton, znj.Cherie Blair dhe ish-ministrin për Europën, Jim Murphy. Këto personalitete përfaqësojnë periudha të rëndësishme të historisë së Kosovës: përpjekjen për liri, çlirim, pavarësi dhe fillimin e procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, – shkruan Thaçi.
Para Britanisë, Thaçi qëndroi për vizitë në Vjenë të Austrisë ku u takua me Kancelarin Sebastian Kurz. /KosovaPress/k.s/


























