Ballina Bota

SHBA – DASH: Mbështetim liderët e Maqedonisë dhe Greqisë për gjetjen e emrit

UASHINGTON, 1 qershor /ATSH-MIA/ – SHBA mbështet negociatat aktuale nën drejtimin e OKB-së për emrin e Maqedonisë, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit.

“Shpresojmë se liderët e Maqedonisë dhe Greqisë do të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për problemin me emrin, që do të jetë në interes të integrimit euroatlantik, prosperitetit ekonomik, paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha ai.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev deklaroi dje se zgjidhja e kontestit shumëvjeçar për emrin asnjëherë nuk kishte qenë më afër, por nuk dha më shumë hollësi për një marrëveshje të mundshme që, sipas paralajmërimeve, duhet të finalizohet në një bisedë telefonike me homologun e tij grek Aleksis Cipras.

Ndërkohë, presidenti Gjorge Ivanov deklaroi se për të është i papranueshëm një emër për përdorim të përgjithshëm dhe ndryshimi i Kushtetutës./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFJE – Borisov: BE të vazhdojë përpjekjet për integrimin e Ballkanit Perëndimor
Artikulli tjetërThaçi në Londër: Kosova nuk e harron kontributin e miqve