Ballina Bota

ITALI – Takim Conte-Erdogan për bisedimet në Libi

ROMË, 13 janar /ATSH-ANSA/ – Kryeministri italian, Giuseppe Conte vizitoi sot Turqinë për t’u takuar me presidentin turk, Recep Tajip Erdogan për bisedime mbi krizën në Libi dhe armëpushimin që hyri në fuqi të dielën në mbrëmje.

Nesër Conte do të udhëtojë në Egjipt për të diskutuar mbi situatën në Libi me presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi.

Kryeministri i Libisë, Fayez al-Sarraj dhe rivali i tij gjenerali, Khalifa Haftar pritet të nënshkruajnë sot një marrëveshje mbi kushtet e armëpushimit, pas nëntë muajve konflikti.

Sarraj u bëri thirrje libianëve për një fillim të ri. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – William dhe Harry kundër një historie të rreme mbi marrëdhënien e tyre
Artikulli tjetërLigjet e Paketës Antishpifje, të certifikuara tërësisht nga OSBE