BERLIN, 13 janar /ATSH-AFP/ – Një konferencë ndërkombëtare në kuadër të zgjidhjes së konfliktit në Libi, me pjesëmarrjen e protagonistëve kryesorë dhe vendet e përfshira, do të organizohet këtë muaj në Berlin, theksoi një zëdhënës i qeverisë gjermane.
“Përgatitjet për një konferencë të tillë po vazhdojnë”, deklaroi në një konferencë shtypi, Steffen Seibert, zëdhënësi i qeverisë duke shtuar se do të mblidhen në janar.
“Kjo konferencë mund të mbahet të dielën e ardhshme, më 19 janar”, theksoi ai.
Paralelisht, presidenca turke njoftoi një vizitë në po këtë ditë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Berlin, pa dhënë detaje për motivin.
Edhe presidenca egjiptiane theksoi se kreu i shtetit, Abdel Fattah al-Sissi, i përfshirë në konflikt, do të takohej me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Kjo konferencë do të zhvillohet nën drejtimin e OKB-së me të paktën 10 vende, pesë anëtarë të Këshillit të Sigurimit, si Gjermania, Turqia, Italia,Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./ /ec/






















