Ballina Bota

GJERMANI – Volkswagen, numër të lartë shitjesh në 2019

FRANKFURT, 13 janar /ATSH-DPA/ – Vitin e kaluar prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen rriti numrin e shitjeve të modeleve të makinave nga marka e tij kryesore, deklaroi sot kompania.

Përgjatë vitit 2019 numri i shitjeve të gjigantit gjerman të automjeteve ishte më pak sesa ai i vitit 2018, por rritja i kushtohet kërkesës së madhe kineze, gjë që i lejoi VW të mbyllte vitin me një rritje 0,5%.

Prodhuesi i automjeteve deklaroi se në vitin 2019 shiti 6,28 milionë automjete.

Shitjet në dhjetor u rritën me 13,8% duke shkuar në 615 000 makina, ndërsa dërgesat në Kinë u rritën me 22,2%. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliu: Brenda 3 vitesh ulim moshën mesatare të Policisë së Shtetit
Artikulli tjetërDANIMARKË – Përdhoset statuja e Sirenës së Vogël