Ballina Bota

UASHINGTON – SHBA-ja kufizon fluturimet drejt Kubës

UASHINGTON, 10 janar /ATSH-AFP/ – Qeveria amerikane njoftoi sot se kufizimin e fluturimeve mes SHBA-së dhe Kubës, për të reduktuar të ardhurat nga turizmi, prej të cilave përfiton ishulli komunist.

Kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo deklaroi në një komunikatë se fluturimet çarter do të lejohen vetëm në Havanë, jo në aeroportet e tjera të vendit, një masë e miratuar tashmë më 25 tetor, për fluturimet tregtare.

“Sot, me kërkesën time, Ministria amerikane e Transporteve ka pezulluar deri në një urdhër të ri të gjitha fluturimet publike çarter mes SHBA-së dhe destinacioneve kubane, përveç aeroportit ndërkombëtar të Havanës”, konfirmoi ai.

Dhe fluturimet me destinacion Havanën do të jenë gjithahstu të limituara në një numër të caktuar.

Sipas Mike Pompeo, kjo masë do të reduktojë akoma më shumë kapacitetin e regjimit kuban për të përfituar të ardhura, që i përdor për të financuar represionin e popullit kuban dhe mbështetjen e tyre të pajustifikueshme për diktatorin Nicolas Maduro në Venezuelë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRLANDË E VERIUT – Marrëveshje mes republikanëve dhe unionistëve për t’i dhënë fund bllokimit politik
Artikulli tjetërITALI – Përdoret për herë të parë hipnoza në operimin e fibrilacionit atrial