ITALI – Përdoret për herë të parë hipnoza në operimin e fibrilacionit atrial

SAVONA, 10 janar /ATSH-ANSA/- Hipnoza u përdor për herë të parë në Itali për të operuar fibrilacionin atrial, një sëmundje zemre.

Mjekët deklaruan se hipnoza u përdor për qëllime analgjezike ose si qetësuese e dhimbjeve.

Doktori Luca Bacino e përdori atë në spitalin San Paolo në qytetin veriperëndimor Savona.

Bacino prezantoi hipnozën në praktikën klinike falë bashkëpunimit me qendrën për aritologji të spitalit “Kardinal Massaia” në Asti, në veri të Torinos.

Ai e bëri këtë pasi frekuentoi shkollën italiane të hipnozës, CIICS, në Torino. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.